MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kroacia mposht në limit Spanjën, hapet “loja”

15.11.2018 - 22:41

Kroacia ka realizuar një “hakmarrje” të vogël për atë humbje poshtëruese të para një muaji në Spanjë, teksa ka fituar 3-2 dhe tani nënkampionët e botës kanë shanse për të dalë edhe të parët në grup, nëse fitojnë ndaj Anglisë në transfertë, ndërsa Spanja detyrohet të bëjë tifo për barazim.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola. Pas pushimit janë kroatët ata që kalojnë në avantazh me golin fantastik të Kramaric. Por vetëm dy minuta më pas erdhi goli i barazimit. Isco i jep një top të bukur shokut të ekipit te Real Madrid, Dani Ceballos, i cili shënon me lehtësi nga pranë portës.

Ndeshja merr zjarr pas dy golave të shpejtë dhe skuadrat rrezikojnë më shumë për të gjetur golin e avantazhit. Dhe në minutën e 69’ kroatët kalojnë në avantazh me golin e Jedvaj. Pak minuta më pas Rebic mund të kishte siguruar fitoren kur doli vetëm për vetëm me portierin, por goditja e tij ishte e pasaktë.

Por në minutën e 77’ Spanja fiton një penallti pas topit me dorë e cila shndërrohet në gol nga Sergio Ramos. Minutat e fundit ishin të tensionuara dhe në sekondat e fundit të takimit Kroacia ka gjetur golin e fitores me Jedvaj. Një dopietë që do ta mbajë mend gjithë jetën.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Ligën A, Belgjika duket se ka bërë detyrën në grupin e vet, duke fituar pastër 2-0 ndaj Islandës. Të dy golat e fitores i ka shënuar Batshuayi, me Belgjikën që shkon në 9 pikë dhe i mjafton një barazim me Zvicrën, ndërsa Islanda largohet me zero pikë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në League B kishte vetëm një ndeshje ditën e sotme, ajo mes Austrisë dhe Bosnje Hercegovinës e cila ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në League C, Greqia ka mposhtur Finlandën me rezultatin e ngushtë 1-0 me autogolin e Granlund në pjesën e parë duke ruajtur vendin e dytë në grupin 2. Ndërsa Hungaria ka fituar 2-0 ndaj Estonisë brenda në shtëpi. Me këtë fitore Hungaria mbetet në vend të tretë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në League D Andorra dhe Gjeorgjia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1. Bjellorusia ka befasuar Luksemburgun brenda në shtëpinë e këtyre të fundit teksa ka fituar 2-0 duke u ngjitur në vendin e parë të grupit ndërsa Luksemburgu bie në të dytin.

San Marino nuk ka arritur ta ruajë barazimit teksa Moldavia ka shënuar në fund të takimit. Moldavët aktualisht ndodhen në vend të tretë, vetëm një pikë më pak se Luksemburg në grupin 2.

Standings provided by Sofascore LiveScore