MENU
klinika

Marrëdhënia Kosovë-Austri

Kryeministri austriak vjen në Kosovë

01.11.2018 - 14:39

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, javën e ardhshme pritet të jetë për një vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Sipas mediave austriake, Kurz, të hënën dhe të martën planifikon të takohet me krerët e shteteve dhe krerët e qeverive në të dy vendet.

Diskutimet do të mbulojnë përveç çështjeve dypalëshe, veçanërisht rreth konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës, edhe çështjet rreth afrimit drejt BE-së.

Udhëtimi i tij do shkurtër kuptohet si një shenjë e qartë e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e kësaj pjese me BE-në. /Konica.al/