19.11.2018 - 15:38
Tashmë është bërë e përvitshme Kupa “Pavarësia″, që për këtë nëntor do të zhvillohet në qytetin e Korçës, trofe që edhe vitin e kaluar u organizua në këtë qytet.
Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit radhazi ka zgjedhur qytetin juglindior për të zhvilluar këtë aktivitet. Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra.
Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës do të diskutojnë mes tyre këtë trofe.
Shorti gjysmëfinal do të hidhet me datë 27 nëntor. Ndeshjet do të luhen me datë 28 nëntor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu”. Aktiviteti fillon në orën 11:00.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shkollat 9-vjeçare Durrës
“Neim Babameto” fiton kampionatin e femrave
Grupet dhe kalendari