MENU
klinika

Tërheqja për familjarët

Letra e PBDNJ për Metën: Të dorëzohet trupi i Kaçifas

05.11.2018 - 16:22

Çështja e dorëzimit të trupit të Konstandinos Kaçifas ka bërë që kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule t’i dërgojë sot një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Dule kërkon impenjimin e presidentit duke qenë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për dorëzimin e trupit të tij për varrim.

“Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese”– thuhet në letrën e PBDNJ drejtuar Presidentit.

Vangjel Dule ne mbrojtje te grekeve konica.al
Vangjel Dule ne mbrojtje te grekeve konica.al

Familjarët e ekstremistit grek Kostandino Kacifas, i cili mbeti i vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës kanë bërë sot kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen trupit të 35-vjecarit.

Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore.

Kujtojmë se më herët, avokati i familjes Kacifa në një intervistë për mediat greke u shpreh se trupi i 35-vjecarit do t’i kthehet familjes ditën e nesërme.

Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes.