Emigrantët nga Libia shpresojnë të arrijnë në Evropë. Xhihadistët përdorin hapësirat e tyre të pa-qeverisura për tu trajnuar dhe për të komplotuar sulmet brenda dhe jashtë vendit. Me pak fjalë, kaosi i Libisë është duke destabilizuar vendet rreth tij. Megjithatë, vendet evropiane, e injorojnë atë, ose përkeqësojnë situatën.
Ata kanë një përgjegjësi, si dhe interes, për të ndihmuar që Libia të bashkohet. Kjo fillon me përpjekjet e OKB-së dhe të dërguarit të saj, Ghassan Salamé.
Në vitin 2011 anëtarët e NATO-s ishin pjesë e forcave ajrore të revolucionit që rrëzuan Muamar Gadafin. Operacioni u drejtua nga Franca dhe Britania, me pjesëmarrjen e Italisë (ish-kolonizatorit të Libisë) dhe Amerikës që udhëhiqte. Por pastaj në Libi pati një luftë civile që e la atë të shkatërruar dhe të sunduar nga milicitë.
Salamé propozon të fillojë ta bashkojë vendin në një konferencë kombëtare që synon rënien dakord mbi një kushtetutë të re dhe ligjin zgjedhor. Pastaj të mbahen zgjedhjet. Plani është i arsyeshëm, por nuk do të jetë i lehtë për t’u zbatuar. Një qeveri e Kombeve të Bashkuara e mbështetur nga OKB (GNA), e krijuar në vitin 2015 dhe e bazuar në Tripoli, nuk ka arritur të fitojë shumë mbështetje.
Procesi i paqes bëhet më i vështirë nga rivaliteti mes Francës dhe Italisë. Ata nuk janë dakord se cili vend duhet të udhëheqë procesin e paqes. Italia do të shfaqë kërkesën e saj më 12 nëntor në një konferencë ndërkombëtare mbi Libinë. Edhe Franca do të organizojë dy samite.
Secili e sheh Libinë si pjesë të sferës së saj të ndikimit. Edhe vizionet e udhëheqësve së dy vendve për Evropën janë rivale: Presidenti Emmanuel Macron i Francës kërkon një Evropë të hapur dhe liberale, ndërsa Matteo Salvini, ministri i brendshëm në qeverinë e re populiste të Italisë, bën thirrje për një Europë më nacionaliste, e mbyllur për emigrantët. Libia ka mbetur në mes.
Macron e sheh procesin e paqes libiane si një mundësi për të mbështetur udhëheqjen e tij, duke mbrojtur interesat e Francës në Sahel, ku ka 4,500 trupa që luftojnë me grupet xhihadiste. Por përpjekjet e Francës janë koordinuar dobët me OKB-në dhe, herë pas here, e kanë dëmtuar atë.
Salvini, nga ana e tij, dyshon se Macron po kërkon treg për gjigantin francez të naftës, Total, duke ndihmuar General Haftar. “Dikush për motive ekonomike dhe interes kombëtar, po vë në rrezik sigurinë e Afrikës veriore dhe, si rezultat, të Evropës në tërësi”, thotë Salvini.
Fuqitë e tjera të huaja po nxisin gjithashtu probleme. Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia i kanë dhënë të gjithë mbështetjen për Gjeneralin Haftar, qoftë politike, financiare apo ushtarake .
Franca, Italia dhe fuqitë e tjera duhet të mbështesin z. Salamé, i cili respektohet nga libianët. Në shtator ai me sukses negocioi një armëpushim mes milicive që luftonin në Tripolit. Konferenca në Itali mund të kontribuojë për paqen ose të shtojë kaosin dhe të gjitha rreziqet që vijnë me të.
Dakord, procesi i udhëhequr nga OKB po lëviz më ngadalë se shumë kishin shpresuar. Por ende është shpresa për t’i dhënë fund rrëmujës në Libi.
Nga The Economist