MENU
klinika

Kujdestaria e fëmijëve

“Lufta” Pitt-Jolie nuk ka fund, kërkojnë kohë

28.11.2018 - 20:03

Pak ditë më parë, mediat raportuan se ish-çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie ishin pranë arritjes së marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, por tashmë të tjera burime thonë se ata beteja e tyre kërkon më shumë kohë.

Çifti i ka kërkuar gjyqtarit privat që t’i japë më shumë kohë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje. Aktorja ka paraqitur një kërkesë për të shtyrë takimin me gjyqtarin privat, që po mbikëqyr betejën e saj të kujdestarisë me ish-bashkëshortin Brad.

Sipas dokumenteve, ylli i Hollywood ka kërkuar që gjykatësi John Ouderkirk të vazhdojë çështjen deri më 31 dhjetor 2019, në vend të 30 qershorit.

Ouderkirk zyrtarizoi martesën e çiftit në vitin 2014 dhe atij iu kërkua që të mbikëqyrte të gjitha kërkesat para gjyqit.

Angelina paraqiti kërkesat për divorc në shtator 2016 pas dy vitesh martese dhe 12 vitesh lidhje. Brad dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox, 17, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, dhe binjakët Knox e Vivienne, 10 vjeç.

Akuzat kundrejt njëri-tjetrit kanë qenë aq të forta, sa të bënin të dyshoje nëse kishte pasur ndonjëherë dashuri mes tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yjet e Hollywood rikthehen bashkë

Brad Pitt harron Jolie, pushime në Itali me Aniston


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV