MENU
klinika

Detajet

Lushnjë/ Kapet një shpërndarës kokaine

12.11.2018 - 11:12

Në Lushnjë policia godet sërish disa shpërndarës të lëndëve të forta narkotike, ndërsa në pranga ra edhe një shpërndarës. Policia e Lushnjës bën të ditur se në pranga ra shtetasi Sebastian Haliti, 24 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Kontrolle nga policia e Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme. Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagrancë një shpërndarës të drogave të forta. Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike si dhe u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, u gjendën dhe u sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN