MENU
klinika

Nga New York Times

Makron-Trumpit: Nuk bëj politikë në Twitter

15.11.2018 - 09:34

Presidenti francez u përgjigj të mërkurën në mbrëmje ndaj sulmit personal të Presidentit Trump mbi të, në një intervistë televizive në aeroportin Charles de Gaulle, të cilin Presidenti Emmanuel Macron ishte duke e vizituar.

“Nuk bëj politikë ose diplomaci në Twitter” tha ai. “Në çdo moment të rëndësishëm në historinë tonë ne kemi qenë aleatë dhe midis aleatëve ka respekt dhe nuk dua të dëgjoj pjesën tjetër”, tha ai.

Macron u përgjigj pyetjeve të një gazetari nga TFI, rrjeti francez, për mesazheve gjithë zemërim nga Trump dy ditë pas kthimit nga Franca, ku ai kishte marrë pjesë në ceremonitë për përkujtimin e 100 vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

Duke iu përgjigjur pjesërisht kritikës së ashpër së Macron lidhur me nacionalizmit, Trump theksoi se udhëheqësi francez ishte përpjekur të “ndryshonte temën” për të mos folur për nivelet e papunësisë të Francës.

Trump gjithashtu dukej i fyer një intervistë që Macron dha javën e kaluar duke sugjeruar se Evropa kishte nevojë për ushtrinë e vet për të mbrojtur veten nga Shtetet e Bashkuara. Në fakt, Macron tha se Franca dhe Europa duhet të mbrojnë veten më mirë nga sulmet kibernetike nga Rusia, Kina dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se nuk ishte refuzim i aleancës së NATO-s apo të Francës me Shtetet e Bashkuara, por një garantues i “sovranitetit” të Francës dhe do t’u jepte Francës dhe vendeve të tjera evropiane mundësinë për të ndihmuar vendet evropiane, nëse ato kanë nevojë. Ai përmendi, si shembuj, Poloninë dhe Greqinë.

Shumë njerëz francezë u befasuan nga toni i komenteve të zotit Trump, të cilin gazeta franceze Le Monde i quajti “të dhunshme”.

Megjithatë, disa njerëz vunë re se Trump thjesht e trajtonte Macron në të njëjtën mënyrë se si i ka trajtuar aleatët e tjerë. Midis tyre ishin kryeministri Justin Trudeau i Kanadasë, të cilin zoti Trump e quajti menjëherë pas takimit të Grupit të 7-të si “shumë të pandershëm dhe të dobët”.

Ai ka patur gjithashtu kundërshtime ndaj kancelares Angela Merkel të Gjermanisë dhe Kryeministres Theresa Maj të Britanisë.

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet një ushtri e vërtetë evropiane"

Makron “i frikësuar” nga Rusia…

Postimi i presidentit amerikan në Twitter

Trump i fyer nga Macron…