MENU
klinika

Alpet e bukura shqiptare

“Mali i Harrum” premierë në kinema

27.11.2018 - 16:20

Këto ditë nëntori për publikun shqiptar, vjen filmi “Mali i harrum” me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku i cili sjell në kinema alpet e bukura shqiptare në një dramë bio pa hormone. 

Mbrëmjen e 29 nëntorit premiera e filmit do të shfaqet në Cineplexx dhe në kinema Millennium në Shkodër. Filmi tregon se pasiguria ekonomike dhe humbja e pronës krijojnë jo pak probleme për njerëzit. Filmi ka në role aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Në një reagim të tij para premierës së filmit regjisori Ardit Sadiku shprehet se vetë nga titulli, audienca do kujtohet për malin dhe do gjejë veten ose një të afërm, duke kaluar të njëjtat eksperienca.

“Humbja e pronës, ikja e brezit të vjetër dhe ardhja e brezit të ri janë një nga pikat kryesore të filmit. Dua që publiku të marri substancë dhe të ndihet i vlerësuar. Nuk kam bërë film që ta shikojë elita franceze, por kushdo”, shprehet regjisori Ardit Sadiku.

Realizimi i filmit sigurisht që ka pasur vështirësitë e tij dhe kjo për regjisorin ka sjell një punë të madhe deri në përfundim të projektit. 

“Kam pasur vështirësi në pas prodhim sidomos me audio, ku duhej të krijonim dhe të regjistronim ambiente natyre dhe efekte nga më të ndryshmet, kemi punuar goxha shumë, por ja kemi dalë me sukses kjo dhe falë punës së mjeshtrit të zërit, Engert Keçi”. 

Regjisori Sadiku tregon se për të shkruar skenarin gjithçka nisi kur takoi një të moshuar. 

“Ai nuk po gjente rehati pasi kishte mbetur pa shtëpi si rezultat i humbjes së pronës. Për shkrimin e skenarit më bënë përshtypje problemet e njerëzve, si pamundësia për të marrë vendime, pasiguria ekonomike, që i shkakton ankth dhe keqmenaxhimi i marrëdhënieve. Kjo temë lidhet me humbjen e pronës dhe u intrigova për ta realizua për një audiencë filmi”, tregon regjisori për mediat.

Aktorët në role

Filmi “Mali i harrum” sjell në role Xhevat Qorraj, Fatlume Bunjaku, Kastriot Shehi, Merita Gjyriqi, Agron Disdari, Igballe Qena, Agron Shala, etj.

Në qendër të filmit “Mali i harrum” bëhet fjalë për një të moshuar në pension, që e gjen vendin jashtë shtëpisë nga djali tij i papunë. Pasi e humb pronën mbështetet te vajza edhe te dhëndri. Ata udhëtojnë në Alpe, ku dhëndri ka shtëpinë, por në një përpjekje për të gjetur edhe paqen shpirtërore.

Regjisori Ardit Sadiku është kujdesur dhe për detaje të tjera të filmit të tij. 

“Filmi i vendos ngjarjet në ambient, me arkitekture tradicionale shqiptare për t’iu përshtatur asaj, që kisha menduar në film” tregon regjisori, që ka në role aktorë nga Kosova dhe Shqipëria.

Regjisori shprehet se aktorët janë përzgjedhur me qëllim të jetësimit të skenarit sa më mirë, pasi është shkruar në dialektin geg. 

“Aktorët janë nga Veriu i Shqipërisë dhe Kosova për shkak dhe të skenarit në dialektin geg, pra personazhet t’i përshtaten skenarit dhe ambientit”, pohon regjisori Sadiku.

Vështirësitë nuk janë të pakta me filmat edhe pse sipas tij është një punë, që i fal kënaqësi. 

“Puna me filmat aq sa është e bukur është edhe e vështirë, por unë e shoh si detyrë më shumë se sa punë”, vijon regjisori Ardit Sadiku.

Një vit më parë në Tiranë regjisori Ardit Sadiku solli premierën “Jetë Mes Ujërave”, që pati në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filmi i metrazhit të shkurtër!

Mbrëmja e filmit shqiptar në Toronto, Kanada


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit