Maqedoni
Mile Janakieski, ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, është arrestuar mbrëmjen e së martës. Bashkë me të është arrestuar edhe ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski.
Ata janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale. Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe për të shmangur një largim të tyre, policia i ka çuar pas hekurave.
Kosovë
Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork ka falënderuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Sahatqija ka falënderuar po ashtu të gjitha ato shtete që mbështesin Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.
Maqedoni
Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik” u shty për datën 23 të këtij muaji për shkak se gjykatësi Osman Shabani në fillim të seancës tha se për arrestimin e Mile Janakievskit dhe Kirill Bozhinovski ka qenë i informuar në mëngjes dhe nuk ka mundur të dërgoj kërkesë zyrtare për sjelljen e tyre nga burgu i Shutkës në Gjykatë.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as Nikolla Gruevski i cili gjendet në arrati në Hungari. Prokurorja Lile Stefanova tha se për shkak dyshimeve që edhe Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinivski të arratisen njëjte si Gruevski u është shqiptuar masa e paraburgimit.
Maqedoni
Prokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Katica Janeva, ka deklaruar se për çështjen “Tanku” ka kërkuar paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Gruevski është dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre për blerjen e një makine të blinduar rreth 600 mijë euro për ta përdorur përgjatë kohës që ishte kryeminstër.
Maqedoni
Eurodeputeti Knut Fleckestein, thotë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ka pasur mendimin se Viktor Orban asnjëherë nuk ka miratuar kërkesat për azil në vendin e tij.
Kosovë
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se Gjermania nuk ka ndryshuar qëndrim, kur bëhet fjalë për idenë e korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, rezervat e tyre kanë shprehur edhe disa vende tjera evropiane.
Maqedoni
Në koordinim e deputetëve me kreun e Kuvendit, Talat Xheferi, është biseduar për mandatin e deputetit Nikolla Gruevski.
Burime brenda kabinetit të Xhaferit mësohet se mandati nuk do t’i merret Gruevskit pa u arritur kushti i paraparë me rregullore, mungesë e paarsyeshme për gjashtë muaj në Kuvend.
Maqedoni
Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik” u shty për datën 23 të këtij muaji për shkak se gjykatësi Osman Shabani në fillim të seancës tha se për arrestimin e Mile Janakievskit dhe Kirill Bozhinovski ka qenë i informuar në mëngjes dhe nuk ka mundur të dërgoj kërkesë zyrtare për sjelljen e tyre nga burgu i Shutkës në Gjykatë.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as Nikolla Gruevski i cili gjendet në arrati në Hungari. Prokurorja Lile Stefanova tha se për shkak dyshimeve që edhe Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinivski të arratisen njëjte si Gruevski u është shqiptuar masa e paraburgimit. /Konica.al