MENU
klinika

Kapiteni i Kombëtares

Mavraj: Nëse nuk besonim, nuk luanim fare

16.11.2018 - 19:08

Për ndeshjen ndaj Skocisë, kapiten i Kombëtares shqiptare të futbollit do të jetë Mërgim Mavraj, i cili foli në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Panucci. Në fjalën e tij, kapiteni i kombëtares kuqezi tha:

“Përgjegjësia është e çdo futbollisti në fushë. Goli që pësuam në Izrael ishte gabim, pasi nuk e treguam veten të aftë në atë moment. Trajneri ka të drejtë. Kjo na ndikoi ndeshjen e fundit. Nëse përmirësohemi në këtë pjesë, besoj se kemi gjasa të ia dalim.

Shumë e vështirë të kemi një recetë se si mbrohet porta më mirë. Duhet të shmangim gabimet individuale, sepse na kushtojnë pikë. Nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Në të kaluarën kemi treguar veten në mbrojtje. Individualisht duhet të bëjmë më shumë.

Arlind Ajeti e Mergim Mavraj
Arlind Ajeti e Mergim Mavraj

Duhet vëmendje e jashtëzakonshme në ndeshje. Duhet të jemi të përqendruar në momentet e duhura. Në këto ndeshje të rëndësishme, goditjet standarde kanë fituar shumë vlerë. Stërvitja gjatë javës është tjetër gjë në krahasim me ndeshjet. Do të përpiqemi të përmirësohemi.

Kur jemi në stadium me 40 apo 50 mijë spektatorë, nuk mund të themi që një lojtar, ose kapiteni apo lideri kanë gabim. Nuk ka dallim kush është kapiteni. 11 ushtarë jemi në fushë. Nuk jam unë i vetmi, jemi të gjithë për një dëshirë e qëllim për të mos pësuar. Nuk është garanci që, po nuk fole, nuk do ta pësosh. Duhet ndihma e të gjithëve.

Nuk mund të garantojmë fitoren. Për të fituar në këto nivele, duhet të mbrohesh maksimalisht, por me dëshirë dhe vullnet të shënojmë. Të gjithë të mbrohemi dhe të gjithë të fitojmë. Shanset rriten kështu. Besojmë te fitorja? Nëse nuk do të besonim, nuk do të luanim fare”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debutoi në derbin e Selanikut

Grekët për Mavrajn: Nga tradhëtar, në hero