MENU
klinika

Mërgim Mavraj

“Më kritikoni për gjestin, jo për ngjyrat kuqezi”

18.11.2018 - 18:23

Humbja e Kombëtares shqiptare në shifrat 0-4 ndaj Skocisë ka mërzitur jo pak tifozët kuqezi anembanë botës. Kapiteni Mërgim Mavraj ishte protagonisti negativ i humbjes, pasi la skuadrën me 10 vetë pas 20 minutash, kur rezultati ishte 0-1.

Sjellja e tij ishte e pafalshme, aq më tepër që mban edhe shiritin e kapitenit në krah. Mbrojtësi i Arisit ishte mjaft nervoz edhe pas ndeshjes, ku debatoi me ata që po e kritikonin në studiot televizive, ndërsa sot, natyrisht më i qetë, ai ka bërë një postim, që është një ndjesë publike me një mesazh për tifozët.

POSTIMI I MAVRAJT

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.

Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë, atëherë mund të na mposhtë kushdo.

Me respekt, Mërgim Mavraj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debutoi në derbin e Selanikut

Grekët për Mavrajn: Nga tradhëtar, në hero