MENU
klinika

Liga e Kombeve

Më në fund, thyhet kampionia e botës

16.11.2018 - 22:41

Nuk ka skuadër të pathyeshme dhe sonte i ka takuar kampiones së botës të zbresë me këmëbë tokë. Holanda ka fituar 2-0 në shtëpi kundër Francës, duke i dhënë fund ecurisë së suksesshmë të “Gjelave”, që në verën e këtij viti triumfuan në “Russia 2018”.

Ka mjaftuar një gol një fundin e pjesës së parë nga Wijnaldum që Holanda të mbyllte fraksionin e parë, por edhe gjithë ndeshjen me fitore. Franca u mundua shumë në pjesën e dytë të paktën të barazonte, cka do të ishte sukses, por nuk ia doli, madje në fund Holanda shënon edhe të dytën me penallti, kur Depay gjuan saktë.

Me këtë rezultat, Holandës do t’i mjaftonte një barazim me Gjermaninë në transfertë për vendin e parë, ndërsa Franca bën tifo për gjermanët, duke shpresuar në një fitore të “Pancerave”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Grupin 1 të Ligës B, Sllovakia ka mundur 4-1 Ukrainën falë golave të Rsunak (6′), Kucka (26′), Zerlak (2′) dhe Mak (61′). Konoplyanka ka shënuar për ukrainasit (47′).

Ka qenë një humbje pa pasoja për miqtë, të cilët e kanë siguruar kalimin në Ligën A pas 3 fitoreve të marra në 3 ndeshjet e para. Sllovakia është në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Republika Çeke vendit të tretë dhe këto dy skuadra do të përballen në javën e fundit të këtij grupi për të përcaktuar se kush do të bjerë në Ligën C.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Duke qëndruar te Liga B, por duke kaluar te Grupi 4, Danimarka ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Uellsit, duke siguruar kalimin në Ligën A dhe duke dërguar Irlandën në Ligën C.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Grupin 3 të Ligës C, Norvegjia dhe Bullgaria, dy skuadrat që kryesojnë me nga 10 pikë, kanë marrë dy barazime 1-1, repsektivisht ndaj Sllovenisë dhe Qipros.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ka patur pak shqiptari në Grupin 4 të Ligës D, me Enis Bardhin që ka vendosur ndeshjen në minutën e 53-të,vetëm 3 minuta pasi vendasit kishin mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Wiesser.

Maqedonasit kanë fituar 2-0 me golin tjetër që është realizuar nga Nestorovski në minutën e 91-të dhe kryesojnë grupin me 12 pikë, 3 më shumë se Armenia që ka fituar bindshëm 6-2 në fushën e Gjibraltarit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN