MENU
klinika

Era e Nora Istrefi

Me shqiponjë e plis në Greqi urojnë Pavarësinë

28.11.2018 - 20:22

Vitet e fundit Era Istrefi është zhvendosur larg trojeve shqiptare për të zhvilluar karrierën e saj, e cila ka pësuar një hov të madh, ku për t’u përmendur ishte pjesëmarrja e saj në hitin e Botërorit të futbollit Rusi 2018.

Era Istrefi nominohet për çmimin e rëndësishëm

Por pavarësisht arritjeve të saj të jashtëzakonshme në tregun muzikor botëror, serish Era nuk harron Shqipërinë dhe këtë e ka treguar më së miri gjatë ditës së sotme.

Era ka bërë një urim special, mes qindra të tjerëve të personazheve të njohur. 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e gjeti Erën në Greqi, nga ku realizoi edhe foton, të cilën e postoi më pas në profitet e saj në rrjetet sociale. Era së bashku me motrën e saj Nora Istrefi, të shfaqura me plis në koke, kanë formuar simbolin e shqiponjës dy krenare. Fotoja u shoqërua me përshkrimin “Krenarë ku’do që jemi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN