Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë të veçantë vrasjes nga RENEA dhe ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.
Në një artikull të zgjeruar të saj, gazeta greke “Espresso” ka zbuluar detaje të reja për jetën dhe bisedën e fundit të 35-vjeçarit me bashkëshorten e tij para se të vritej pas dyluftimit me forcat e RENES.
Media greke, duke iu referuar dëshmisë së një bashkëfshatari të Kacifas shkruan se 35-vjecari e kishte parashikuar vdekjen e ti para se të ndodhte.
“Heroi e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja e tij e thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap.
Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, minoritari krenar iu përgjigj: ‘Jo, nuk vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pa përfunduara pas 28 tetorit’”- shkruan media greke “Espresso”.