MENU
klinika

Ngërçi në Presidencë

Meta nuk e dekreton ende ministrin e ri të Brendshëm

01.11.2018 - 13:52

Presidenti Ilir Meta ende nuk ka reaguar ende pas propozimit të kryeministrit Rama për emërimin e Sandër Lleshit si Ministri i  ri  i Brendshëm. 

Afati zyrtar për t’u shprehur është deri në 7 ditë, por më tepër se pritja në respekt të afatit të sanksionuar me ligj, flitet për një ‘bllokim’ lidhur me emrin e ri të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi.

Sipa Presidencës duhet qartësuar së  pari nëse Lleshi mban ndërkohë ndonjë pozicion tjetër në Forcat e Armatosura, apo jo. Për këtë, Presidenca i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilën i kërkon informacion, nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrë shtetërore apo jo.

Kërkesa e Presidencës bëhet në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë, saktësisht në nenin 103 të saj ku theksohet:

“Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përveç detyrës së tij si ministër”.