I vetmi futbollisti i Kombëtares që po shkëlqen me ekipin e tij është Myrto Uzuni, i cili vazhdon të jetë në formë të mirë sportive në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.
23-vjeçari ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Osijek. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, falë autogolit të Krstanoviç.
Ndërkohë, në minutën e 45-të ishte Uzuni, që me një parabol mjaft të bukur, kaloi portierin kundërshtar, duke i dërguar skuadrat në dhomat në baraspeshë totale.
Goli i 3-të në kampionatin kroat për futbollistin e Kombëtares shqiptare, i cili po shndërrohet në lider te skuadra bardheblu, që aktualisht mban vendin e dytë pas Dinamos së Zagrebit.