MENU
klinika

Ndalet Bayern, Dortmund “arratiset” në krye

Ndalet Bayern, Dortmund “arratiset” në krye

24.11.2018 - 17:31

Pas fitores së Dortmund ndaj Bayern, tani mes këtyre dy skuadrave ka vijuar lufta në distancë. Dortmund, që kryeson Bundesligën, ka fituar 2-1 në fushën e Mainz, ndërsa Bayern Munchen është në “Allianz Arena” 3-3 me ekipin e Dusseldorf.

Nuk ka qenë një pasdite e qetë për dy gjigantët e Bundesligës. Bayern shënon 2 gola në pjesën e parë dhe u duk sikur do ta kishte të lehtë, por miqtë ngushtojnë diferencën në fundin e këtij fraksioni, duke rihapur takimin.

Në të dytën, Muller, që kishte shënuar golin e dytë, trefishon për vendasit. Megjithatë, Dusseldorf ngushton shifrat në minutën e 78-të, me anë të Lukebakio, ai që kishte ngushtuar edhe në fundin e pjesës së parë.

Bayern humb disa raste të pastra në fund për të mbyllur takimin. Dhe kur nuk shënon, e pëson. Miqtë kanë barazuar në limit dhe mbyllet 3-3. Shkon në 9 pikë diferencëa me kreun dhe Bayern që është në krizë.

Dortmund ka vuajtur jo pak për të siguruar tri pikët në fushën e Mainz. Pas një pjese të parë pa gola, miqtë verdhezinjtë kalojnë në avantazh në minutën e 67-të me të përhershmin Alcacer.

Gjithsesi, vendasit pas 3 minutash arrijnë të barazojnë shifrat. Dortmund nuk stepet dhe vijon sulmet. Piszczek në minutën e 76-të rikthehen avantazhin, të cilin Dortmund arrin ta mbrojë deri në fund, duke fituar 2-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN