MENU
klinika

Ikën Grigor Tavo?

Ndryshime në presidencën e Luftëtarit

01.11.2018 - 21:05

Ndryshime në presidencën e Luftëtarit, në momentin më të mire të këtij sezoni. Sipas “Vipsport.al”, Grigor Tavo nuk do të jetë më president i skuadrës bluzi, të cilën jo vetëm e riktheu në Kategorinë e Parë, por edhe e çoi në Kupat e Evropës.

Drejtimin e skuadrës tashmë flitet se e ka marrë një biznesmen tjetër, i cili do të ketë edhe rolin e presidentit dhe bëhet fjalë për Bekim Halili. Ka kohë që ai bashkë edhe me stafin e tij janë zhvendosur në Gjirokastër dhe janë duke financuar për skuadrën e futbollit.

Madje, ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur te skuadra ka pasur edhe herë pas here probleme me financat, kohët e fundit çdo gjë ka shkuar më së miri, ndërsa në kampin bluzi janë të përqendruar te sfida me Laçin, ku synohet marrja e 3 pikëve, duke qenë se është një ndeshje shtëpie.

dadaj tavo luftetari
dadaj tavo luftetari

Nuk mësohen ende arsyet e këtyre ndryshimeve apo edhe pozicioni i Tavos në të ardhmen. Gjithashtu, nuk dihet nëse edhe zv.presidenti Artur Dadaj do të qëndrojë pas largimit të Tavos apo do të largohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN