Thomas Silberhorn (CSU), sekretari shteti pranë ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, ka thënë se është detyra e dy vendeve për gjetjen e një konsensuzi lidhur me kufirin.
Ai ka shtuar se kjo nuk është gjë e mirë.
“Është me të vërtetë detyra e dy vendeve që të gjejnë një zgjidhje me konsensus. Sa i përket shkëmbimit të mundshëm të territoreve, ne jemi shumë të rezervuar. Me zgjidhje të tilla nuk kemi pasur përvojë të mirë në Evropë. Duhet t’i evitojmë kufijtë përgjatë vijave etnike. Ato nuk janë të qëndrueshëm. Lufta në Jugosllavi e tregoi se ndërmjet grupeve të ndryshme etnike ekzistojnë ndërvarësi të forta. Synimi ynë është bashkëjetesa paqësore ndërmjet pjesëtarëve të grupeve të ndryshme etnike. Ajo nuk mund të ndahet me kufij dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë shkëmbim popullsie, por duhet të punojmë që njerëzit të kenë një të ardhme në vendin që e ndiejnë si të tyren“, ka thënë ai. /Konica.al/