MENU
klinika

Botërori 2018

Nga Rusia: Ndalëm sulmin terrorist me dron

07.11.2018 - 13:56

Kanë kaluar rreth 4 muaj nga përfundimi i Botërorit të futbollit në Rusi, por vetëm së fundmi përfaqësues të lartë të forcave të sigurisë kanë konfirmuar se ata kanë parandaluar sulm terrorist me dron .

Drejtori për Shërbimet e Sigurisë Federale në Rusi, Aleksander Bortnikov, e konfirmoi këtë në një takim me agjencitë e sigurisë në vend gjatë ditës s sotme. Ai bëri të ditur se agjentët e FSB kishin zbuluar 7 grupe që planifikonin sulme ndaj fansave të huaj që kishin udhëtuar drejt Rusisë për të ndjekur aktivitetin.

Ai pohoi gjithashtu se këto sulme ishin ndalur falë edhe bashkëpunimit me agjenturat e huaja. “Një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar është edhe zhvillimi i Kupës së Botës në Rusi gjatë këtij viti. Falë përpjekjeve të përbashkëta, u bë i mundur parandalimi i sulmeve terroriste”, – deklaroi ai në këtë mbledhje.

Para fillimit të Botërorit kishte vazhdimisht frikë se aktiviteti në Rusi do të ishte vatër e sulmeve terroriste, sepse kishte pasur vazhdimisht kërcënime nga elementë radikalë. Por gjatë aktivitetit nuk ndodhi asnjë incident domethënës dhe gjithçka shkoi shumë normalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN