MENU
klinika

Bundesliga, java 10

Ngec Bayern Munchen, shkëputet Dortmund

03.11.2018 - 17:48

Përsëri Bayern Munchen është ndalur në kampionat, teksa barazuar në mënyrë të papritur ndaj Freiburg. Skuadra e Kovac duhet të kënaqet me një barazim 1-1 në “Allianz Arena”, një barazim që ka zhgënjyer së tepërmi tifozët dhe bordin drejtues teksa Borussia Dortmund është shkëputur edhe dy pikë të tjera.

Skuadrës bavareze i është dashur 80 minuta për të gjetur golin e avantazhit, kur Gnabri dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje fantastike në hyrje të zonës. Ndërkohë Borussia-s i ka mjaftuar goli i Marco Reus në minutën e 27’ për të marrë tri pikë të rëndësishme ndaj Wolfsburg.

Skuadra e Favre nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë, por gjithsesi, ka bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtje duke ruajtur këtë fitore që e shkëput edhe dy pikë të tjera nga Bayern. Tashmë Borussia ndodhet në krye me 24 pikë, pesë më shumë se kampionët në fuqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN