MENU
klinika

Shembja e objekteve

30.11.2018 - 12:13

Kur nga një anë disa banorë të zonës së Astirit protestojnë, Bashkia e Tiranë vijon aksionin për shembjen e objekteve përgjatë Unazës së Re. 

Mësohet se aksioni u përqendrua në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, ku janë prishur disa objekte të tjera, që thuhet se janë pa leje dhe që shërbenin për aktivitete social-ekonomike. Po ashtu bëhet e ditur se IMT ka shembur edhe disa mure rrethuese të cilat gjithashtu përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Ndërkohë që për banorët që preken nga ky projekt dhe që i kanë ndërtimet konform ligjit është ofruar shpronësim sipas përcaktimeve ligjore, ndërsa për të tjerët që kanë ndërtuar pa leje në gjurmën e rrugës, Bashkia e Tiranës ka ofruar disa alternativa nga paketat e saja sociale, duke filluar që nga strehimi me prioritet në banesat sociale e deri te bonusi i qirasë për 3 vjet.