MENU
klinika

Kufiri Kosovë-Serbi

‘Nuk ndryshon pozicioni i Gjermanisë për korrigjim kufijsh’

14.11.2018 - 13:27

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se Gjermania nuk ka ndryshuar qëndrim, kur bëhet fjalë për idenë e korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, rezervat e tyre kanë shprehur edhe disa vende tjera evropiane.

Mediat serbe shkruajnë se ambasadori gjerman thotë se ka pasur spekulime se qëndrimi i Gjermanisë ka ndryshuar kur bëhet fjalë për idenë e korrigjimit të kufijve, duke shtuar se ai mbetet i njëjti që dihet deri më tani.

Kancelarja Federale ka shprehur publikisht pikëpamjet e saj në publik… Ka pasur spekulime nëse qëndrimi i Gjermanisë do të ndryshojë – por jo, qëndrimi gjerman mbetet ashtu siç është për një kohë të caktuar… unë mund t’i referohem asaj që Kancelarja“, citohet të ketë thënë ambasadori Schieb. /Konica.al/