Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ku më 20 nëntor do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë botërore të sigurisë.
Me rastin e fillimit të kësaj Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ka reaguar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë është konfirmuar agjenda e Samitit të INTERPOL-it dhe aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ka hyrë në rend dite.
Postimi i plotë i Pacollit
Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën. /Konica.al/