MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 13

Partizani me tifozë, Kukësi kërkon shtyrjen

08.11.2018 - 17:19

Tashmë është zyarte, Partizani do të luajë me tifozë në në ndeshjen e radhës si pritës në kryeqytet. Partizani u dënua me dy ndeshje pezullim pa tifozë nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të sjelljes së gabuar të tyre në takimin e humbur kundër Skënderbeut.

Ekipi i kuq nuk kishte tifozë në sfidën kundër Kamzës, ndërsa ka vendosur që të shlyejë me gjobë dënimin për takimin ndaj Laçit. Një lajm i tillë është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e “demave” në “Facebook”.

Me anë të një njoftimi, ata kanë nxjerrë në treg biletat për t’i shitur, ndërsa çmimet janë rritur paksa.

partizani ultras guerrils
partizani ultras guerrils

“Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit.

Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm”, – shkruan fillimisht klubi kryeqytetas.

Më tej bëhen me dije dhe çmimet biletave në tribunat përkatëse. Ka një rritje të lehtë çmimesh, por drejtuesit shpresojnë që tifozët të jenë të shumtë, pasi skuadra po kryeson renditjen e klasifikimit dhe ka nevojë për përkrahjen e tyre.

Biletat në tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1 500 lekë, në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1 dhe H2 do të kushtojnë 400 lekë. Klubi i kuq bën me dije dhe ndarjen e tribunave. Të kuqtë do të akomodohen në tribunat  A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2, ndërsa miqtë në H1 dhe H2.

kukesi partizani 0-1
kukesi partizani 0-1

Ndërkohë, Kukësi nuk dëshiron të luajë ditën e hënë kundër Teutës. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar që ky takim të luhet në fillim të javës, por drejtuesit verilindor kanë një problem të madh.

Ata nuk kanë sulmues. “Lokomotiva e ekipit”, Artur Reginaldo, është grumbulluar nga kombëtarja e tij e Mozambikut për ndeshjen e radhës dhe i është kërkuar që të niset të hënën.

Nisur nga ky problem, verilindorët kanë kërkuar që sfida ndaj Teutës të shtyhet, ose të afrohet. Ekipi i trajnerit Armando Cungu ka probleme në sulm, pasi Haris Harba zgjidhi kontratën me drejtuesit kuksianë, ndërsa Dino Spehar nuk është aty ku duhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 12

Tirana dhe Kukësi ndalin njëri-tjetrin

Kategoria Superiore, java 12

Thyhet Skënderbeu, Partizani rimerr kreun