MENU
klinika

Nga New York Times

Pas arritjes së marrëveshjes Britania në kaos…

15.11.2018 - 10:04

Lajmi i një projektmarrëveshje për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian solli një sërë polemikash.

Një periudhë e gjatë pritjeje ka mbaruar. Tani ka kaluar 20 muaj që kur qeveria britanike ka njoftuar Bashkimin Evropian se donte të largohej nga blloku. Është planifikuar ta bëjë këtë më 29 mars.

Së fundi, pas disa muaj bisedimesh, ka ardhur një projekt-marrëveshje. Dhe tani kaosi i vërtetë sapo ka filluar.

Kryeministrja Theresa May duhet të bëjë atë që të gjithë mendojnë se është e pamundur: ta bëjë projekt-marrëveshjen e saj të duket si një sukses dhe të marrë votat për të. Problemi është se të gjithë e urrenin versionin që kishte May për Brexit. Një pjesë e britanikëve thonë se kjo do të dëmtojë ekonominë e Britanisë shumë më shumë krahasuar me qëndrimin në Bashkimin Evropian.

Brexit

Kjo marrëveshje është ndoshta marrëveshja më e mirë që mund të ishte arritur në këto rrethana: Nuk do të ketë kontrolle doganore midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Partia Konservatore është dakord me Brexit si projekt, por është zhgënjyer nga forma që ka marrë.

Për ta komplikuar më tej çështjen, të gjithë besojnë se një humbje për kryeministren May do të çonte në rrëzimin e saj si kryeministre. Pra, anëtarët e kabinetit të saj duhet të marrin në konsideratë jo vetëm të ardhmen e vendit, por gjithashtu edhe çështjen e lidershipit të partisë.

Mbijetesa e May varet nga 10 votat e Partisë Bashkimi Demokratik, baza e të cilit janë protestantët irlandezë të Veriut. Kjo parti ka thënë për muaj me radhë se nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje që ndan Irlandën e Veriut  nga pjesa tjetër e Britanisë dhe Republikës së Irlandës. Marrëveshja e propozuar, sipas mendimit të partisë, bën pikërisht këtë, sepse çdo marrëveshje tregtare e ardhshme e trajton Irlandën e Veriut ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, duke e mbajtur atë në tregun e Bashkimit Evropian për mallrat, duke ndjekur ligjet dhe rregullat e Bashkimit Evropian.

Partia Laburiste gjithashtu kishte vendosur të votonte kundër marrëveshjes që paraqet May. “Nuk sjell asgjë tjetër veç kaosit”, tha një anëtar i parlamentit javën e kaluar.

Opsionet e tjera, nëse marrëveshja e May nuk arrin të kalojë nëpër Parlament, mund të përfshijë një zgjedhje të përgjithshme ose një referendum tjetër.

May mund të argumentojë se më mire do të jetë Brexit pa marrëveshje sesa një marrëveshje e keqe. Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç priten, Britania do të përballet me mungesa ushqimi dhe ilaçesh, si dhe do të përballet me një sërë vështirësish të tjera.

Ekziston mundësia që anëtarët e Parlamentit të pranojnë Brexit pa marrëveshje, duke qenë se është e vetmja mundësi e mbetur.

Helen Lewis është redaktore në New Statesman dhe autore e “Gra të Vështira: Një Histori e Feminizmit në Nëntë Luftime”.