Maqedoni
Eurodeputetët kanë miratuar dy amendamentet përmes së cilëve kërkohet nga Hungaria që ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni.
Grupi i Socialdemokratëve dhe të Gjelbërit para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i të Gjelbërve nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë.
Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po vlerëson se institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit.
Sipas tij, sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.
Kosovë
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Avni Arifi u bëri thirrje kryetarëve në dorëheqje të komunave me shumicë serbe në veri që të ndikojnë në Serbinë për të mos i bërë probleme Kosovës.
Arifi tha këtë duke përsëritur se masa e rritjes shtesë në taksën e mallrave serbe nuk ishte drejtuar kundër komunitetit serb, kryetarëve të komunave apo cilitdo që jeton në Kosovë.
Serbi
Aleksandar Vuçiç ka kërkuar në mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova protesta ekskluzivisht paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme, pavarësisht nga lëvizjet e mëtejshme të Prishtinës.
Kjo është thënë nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas takimit me kreun e shtetit serb në Beograd.
Kosovë
Kreu i qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, tha se prodhimi në Kosovë ka qenë sfidë ndërkaq lidhur me vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës tha se mund të hiqet vetëm me vendim të qeverisë dhe jo në forma të tjera.
Ai paralajmëroi se taksa mund të qëndroj gjatë deri sa Serbia ta njoh Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.
Kosovë
Anëtarët e Parlamentit Evropian në Bruksel do të diskutojnë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Mësohet se deputetët evropian do të vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi për progresin e bërë drejt BE-së.
Kosovë
Akademiku kosovar Rexhep Qosja është pro idesë së korrigjimit të kufirit. Mirëpo, Qosja thotë se kjo nuk është terminologjia e duhur.
Sipas tij, kjo i bie shkëmbim territoresh dhe e sheh si zgjidhjen me të mirë të problemeve ndërmjet Kosovës e Serbisë. /Konica.al/