Përgjimet e publikuara mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Altin Avdylaj, i njohur si (Niçja), kanë shkaktuar debate dhe njëherësh kjo është shoqëruar me interpretime të ndryshme.
Por, këto përgjime të publikuara në këndvështrimin e analistit, Mentor Nazarko nuk tregojnë ndonjë zbulim të madh.
Sipas tij, problemi më i madh në Shqipëri është se shumë modele shiten si suksese, por sipas tij, këta persona janë të shoqëruar me të shkuar problematike.
“Një pjesë e këtyre grupeve të ligjshme e të paligjshme, natën bëjnë punonjësit e administratës, e natën bëjnë rolin e trafikantëve.
Një pjesë e mirë e atyre, që sot shoqëria i njeh për figura, ata kanë një të shkuar problematike e kriminale. Me këtë përgjim, kjo tregon se nuk ka ndonjë zbulim të madh. Blejnë vota dhe blejnë vullnete”