Gjatë zhvillimit të protestës së banorëve të Unazë së Re, situata agravoi deri në akte të dhunshme si pasojë e së cilës mbetën të plagosur dhe efektivë të policisë, por jo vetëm.
Ina Nuka, ishte policja e cila humbi dy gishtërinjtë si pasojë e një kapsolle e cila i ra në duar.
Policia ka arritur të identifikojë dhe ka shpallur në kërkim autorin e hedhjes së kapsollës gjatë protestës së djeshme para Kuvendit, që i shkaktoi dëmtimin e gishtave të dorës efektives.
Policia aktualisht dyshon se pas ngjarjes në fjalë fshihet i riu, D.D, 18 vjec, kjo duke u bazuar tek tërësia e veprimeve dhe pamjet e kamerave.
Burime nga prokuroria e Tiranës që po merret me hetimin e akteve të dhunës në protestë bëjnë me dije se autori është identifikuar pas kqyrjes së pamjeve filmike.
Si pasojë e protestës së djeshme u plagosën rreth 12 forca të policisë si dhe 3 protestues.
Kujtojmë se pas protestës Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar rreth 11 shtetas në Komisariat për hetimin e krimit.