MENU
klinika

Titulli “Mjeshtër i Madh”

Presidenti nderon ish-futbollistin e Kombëtares

12.11.2018 - 16:43

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në Paris, krahas krerëve të tjerë të shteteve, me rastin e ceremonive për 100-vjetorin e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Paqes.

Në kryeqytetin francez, kreu i shtetit shqiptar i ka akorduar ish-futbollistit të kombëtares sonë kuqezi, Edvin Murati, titullin “Mjeshtër i Madh”. Këtë njoftim, Presidenti i Republikës e ka bërë publik përmes faqes së tij në Facebook.

POSTIMI I PRESIDENTIT

“Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit, Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati, titullin “Mjeshtër i Madh”.

edvin murati e Ilir Meta
edvin murati e Ilir Meta

Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti pret tifogrupin e Kombëtares

Meta: Tifozat Kuq e Zi lartësuan flamurin tonë