MENU
klinika

Detajet

Protesta te ‘Unaza e Re’, operatorit i thyejnë kamerën

10.11.2018 - 11:07

Pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë kanë bllokuar sërish rrugën sot në shenjë proteste.

Ata njëzëri e kanë cilësuar vendimin në fjalë të padrejtë, ndërsa janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit.

Ndërkohë tubimi është shoqëruar me tensione, pasi një prej operatorëve të një televizioni ka rënë pre e dhunës.

Një shofer i bllokuar në rrugë për shkak të protestës ka goditur në fytyrë dhe i ka thyer kamerën operatorit, pasi ky i fundit ka qenë duke filmuar. Shoferi i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos të filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht.

Protestuesit bllokuan rrugën në orën 10:00, ndërsa nuk do të lejojnë qarkullimin e mjeteve.