MENU
klinika

Nga New York Times

Protestat në Francë, revoltim ndaj epokës “Makron”…

28.11.2018 - 19:02

Prej dy javësh, rrugët e Francës janë  mbushur me protestues, por këtë here protesta është ndryshe.

Ata nuk janë studentë ose sindikata militante apo fermerë të zemëruar. Ata nuk janë të lidhur me një parti politike dhe vijnë nga një shumëllojshmëri klasash. E kanë quajtur veten “Jelekët  e verdhë”.

Lëvizja filloi rreth një muaj më parë, me ankesat për për një rritje të çmimit të naftës nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron. Në 17 nëntor qindra mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë vendin për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburantit, barrën e të cilës e ndjejnë miliona njerëzve që jetojnë në qytete të vogla dhe fshatra, ku nuk mund të lëvizet me anë të transportit publik apo mënyra të tjera.

Veshjet e tyre të verdha i identifikojnë ata si shoferë. Por gjithashtu dërgojnë një mesazh të qartë: Ata duan të vihen re nga presidenti.

Pothuajse 300,000 vetë morën pjesë në protestat e 17 nëntorit, duke bllokuar rrugët dhe autostradat. Një protestues u vra, dhe rreth 600 njerëz u plagosën. Një javë më vonë, protestuesit u mblodhën përsëri, edhe pse në numër më të vogël, në Paris.

Marine Le Pen në të djathtën ekstreme dhe Jean-Luc Mélenchon në të majtën radikale janë përpjekur të përfshihen në protestë, por pa sukses. Protestuesit duken plotësisht të painteresuar për partitë. Kërkesat e tyre janë aq të ndryshme, sad he të paqarta. Por ata kanë diçka të përbashkët me të djathtën ekstreme dhe të majtën radikale: Një mospëlqim ndaj presidentit Emmanuel Macron.

Taksat e karburantit shkaktuan zemërimin e protestuesve, por ata synonin në të vërtetë të shprehnin zemërimin e tyre të përgjithshëm me politikën, taksat, të ardhurat dhe një president që ata besojnë se nuk ka aspak kontakt me shumicën e njerëzve.

Sipas sondazhit të fundit, 77 përqind e popullsisë franceze e mbështesin lëvizjen.

Ajo duket se është shfaqja e një pakënaqësie shumë të madhe në shoqërinë franceze. “Ata nuk përfaqësojnë një klasë, por një masë”, shkroi filologu Albin Wagener në një vepër për Les Echos.

Macron duhet të marrë parasysh se pas zgjedhjeve të vitit 2017, e djathta ekstreme dhe e majta radikale janë kundërshtarët më të fuqishëm të presidentit. Si rezultat, Macron duket tmerrësisht i vetmuar.

“Jelekët e verdhë” kanë bërë thirrje për një tjetër marshim në Paris fundjavën e ardhshme, një shenjë që tregon se lëvizja tani po mendon për të ardhmen. Me aq shumë paqëndrueshmëri në sistemin politik, nuk është e vështirë të imagjinohet se ata mund të bashkohen në diçka më të qëndrueshme, të ngjashme me Pesë Yjet në Itali. Filloi si një lëvizje në internet, para se të bëhej një parti politike populiste që tani është në pushtet në Romë, në një aleancë me partinë e djathtë Lidhja.

Agnès C. Poirier është gazetar dhe autor, së fundimi, i librit  ” Arti, Pasioni dhe Rilindja e Parisit 1940-1950″.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

Protesta në Francë/ një i vdekur, dhjetëra të plagosur

Lëvizja e ‘Jelekëve të verdhë’

Protestat kundër Macronit në Francë, 40 të arrestuar

Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

5 ditë protesta në Francë/ Një tjetër i vdekur