MENU
klinika

Zbardhet takimi

Rama 90 minuta tek zyra e Metës

04.11.2018 - 13:35

Pas përfundimit të takimit 90-minutësh të kreut të qeverisë Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, deklarata e parë zyrtare ka ardhur nga kryeministria.

Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,” thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë.

Ditën e djeshme kryeministri Rama iu është drejtuar me një mesazh edhe deputetëve, të cilëve iu kërkon të mos lëshojnë asnjë koment për vullnetin e treguar nga kreu i shtetit.

Mes tjerash, Rama shkruajti se shumica e ka për detyrë t’i dalë për zot  kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës.

“Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.