MENU
klinika

Nga New York Times

Republikanët amerikanë, një parti gënjeshtarësh…

02.11.2018 - 16:45

Gjatë vitit tim të parë si kolumnist për The New York Times, nuk më lejohej të përdorja fjalën “gënjeshtër”.

Ky vit përkonte me zgjedhjet e vitit 2000 dhe Xhorxh W. Bush, i cili në fakt, sistematikisht tregohej  i pandershëm në lidhje me propozimet e tij ekonomike, duke thënë gjëra të rreme se kush do të përfitonte nga prerja e taksave dhe implikimet e privatizimit të sigurimeve shoqërore.

Natyrisht tani fjala “gënjeshtër” nuk ndalohet më, dhe mediat kryesore janë bërë gjithnjë e më të gatshme të zbulojnë gënjeshtrat e politikanëve.

Demokratët nuk janë shenjtorë, por ata kryesisht merren me çështje reale, dhe në përgjithësi, në fakt, i mbajnë premtimet. Republikanët nuk e bëjnë këtë. Dhe pandershmëria e përgjithshme e republikanëve duhet të jetë një çështje politike vendimtare, sepse përcakton karakterin e partisë.

Për çfarë gënjejnë republikanët? Siç thashë, pothuajse për gjithçka. Por ka dy tema kryesore. Ata gënjejnë kur thonë pretenduar se politikat e tyre do të ndihmojnë klasat e mesme. Dhe lidhur me një kërcënim të imagjinuar nga njerëz me ngjyrë, duke përmendur komplotistët hebrenj.

Republikanët për dekada të tëra kanë premtuar ulje taksash për të pasurit dhe ndryshimin e programeve sociale.

Problemi është se shumica e amerikanëve duan të rriten, jo të ulen, taksat mbi korporatat dhe individët me të ardhura të larta.

Por në vend që të ndryshojnë axhendën e tyre, republikanët kanë përdorur një strategji mashtrimi dhe shpërqendrimi. Ata po pretendojnë se demokratët janë ata që kërcënojnë sistemin e kujdesit mjekësor.

Gjëja e rëndësishme për tu kuptuar është se këto nuk janë vetëm gënjeshtra të shëmtuara.  Një fushatë republikane e ndërtuar tërësisht mbi gënjeshtra duhet të jetë një çështje politike, një arsye për të votuar demokratët. Sepse ne nuk po flasim vetëm për një parti që gënjen. Varësia ndaj gënjeshtrave e ka kthyer atë në një parti të njerëzve të këqij.

Pra, çfarë do të ndodhë nëse kjo parti merr kontrollin e plotë të Kongresit javën e ardhshme? Ajo që kemi parë vazhdimisht është se për këta njerëz nuk ka limite. Nëse ata I fitojnë këto zgjedhje afatmesme, prisni më të keqen.

Paul Krugman ka qenë një kolumnist i The Times që nga viti 2000 dhe është gjithashtu profesor në Universitetin e New York-ut. Ai fitoi Çmimin Memorial 2008 të Shkencave Ekonomike për punën e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.