MENU
klinika

Serie A, java 12

Ronaldo “vulos” fitoren e Juves ndaj Milanit

11.11.2018 - 22:33

Juventus ka marrë një fitore të rëndësishme në “San Siro”. Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar një reagim nga lojtarët e tij pas humbjes të pësuar në Champions League dhe ata janë përgjigjur. Bardhezinjtë kanë mundur 2-0 Milan-in dhe janë kthyer të kryesojnë me gjashtë pikë më shumë se Napoli, ndërsa kanë çuar në 9-të diferencat me Inter-in e vendit të tretë.

Tetë minuta i kanë mjaftuar torinezëve për të gjetur golin me Manduzkic. Vendasit kanë patur një rast të artë në minutën e 41-të.
Higuain ka bërë gjithçka mirë, duke fituar penalltinë, me Benatia-n që ka ndalur një lëvizje të tijën brenda zonës me një prekje të topit me dore, por ka ka gabuar në momentin vendimtar. Pritja e tij është devijuar në shtyllë nga Szczesny.

Në pjesën e dytë, Juventus ka shkuar shumë afër golit të dytë me Paulo Dybala, me goditjen e këtij të fundit që është ndalur nga traversa. Takimi ka qenë i luftuar deri në fund, por vendasit nuk kanë arritur ta shmangin humbjen dhe në minutën e 81-të ka ardhur goli i dytë i torinezëve, që kanë shënuar me Cristiano Ronaldo-n.

Situata është përkeqësuar për “Djallin” në minutën e 83-të me Higuain që ka marrë dy kartonë të verdhë për një faull ndaj Benatia-s dhe për protesta. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të Milan dhe Juventus për të qetësuar “Pipita”-n. Kështu, një tjetër mungesë e rëndësishme për skuadrën e Gattuso-s, që në javën e 13-të të kampionatit do të luajë në fushën e Lazio-s, që ka parakaluar pikërisht kuqezinjtë në klasifikim dhe ka marrë vendin e katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN