MENU
klinika

Ish-sulmuesi i Italisë

Rrëfimi tronditës i Gianluca Viallit

26.11.2018 - 12:10

Ish-sulmuesi i Italisë dhe ish-futbollist dhe trajner i disa skuadrave në Serie A dhe Premier League, Gianluca Vialli, trondit botën e futbollit. Nesër do të publikojë librin e tij “Golat: 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të rëndësishme.”

Në një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, 54-vjeçari tregon luftën e tij kundër sëmundjes së rëndë të kancerit.

“Sikur të jetoja pa të! E kam konsideruar një fazë të jetës sime, që duhet ta jetoje me kurajë dhe nga e cila mëson diçka. Nisa ta shkruaja librin për të ndihmuar njerëzit që të gjejnë rrugën e duhur.

Kam mbledhur disa fraza motivuese, duke i ndërthurur me histori të mëdha sportive, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citimet nuk funksionojnë nëse ti nuk funksionon” – thotë Vialli.

vialli
vialli

Ish-sulmuesi i famshëm italian, tregon më pas historinë e ti: “E dija që ishte e vështirë t’ua tregoje të tjerëve, familjes sime. Nuk do të doja kurrë të lëndoja personat që të duan: prindërit e mi, vëllezërit e mi, motrën time, bashkëshorten time Cathryn dhe vajzat tona Olivia dhe Sofia.

Ndihesh i turpëruar, sikur ajo që të ka ndodhur ishte faji yt. Të tjerët nuk dinin asgjë, pastaj vendosa ta tregoj historinë time dhe ta hedh në libër”. Libri u përfundua pas muajsh të tërë trajtim për mposhtjen e sëmundjes.

“Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe tani jam kafshë nga fiziku (bën humor), por nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë ndeshja. Shpresoj që historia ime të shërbejë për të frymëzuar personat që gjenden në udhëkryq të jetës.

Gjatë kurës, në mur spikaste një thënie e veçantë: Ne jemi produkt i mendimeve tona. E rëndësishme nuk është të fitosh, por të kesh mentalitet fituesi. Shpresoj që të dalë dikush e të më thotë: ishte edhe merita jote që nuk hoqa dorë” – përfundon Gianluca Vialli, i ntervista e të cilit është përhapur me shpejtësi në të gjitha mediet botërore.