MENU
klinika

Diskutimi

Rregulli i prekjes me dorë mund të ndryshojë

02.11.2018 - 11:53

Rregullat e futbollit kanë ndryshuar ndër vite, pavarësisht se gjërat bazike mbeten. Ata që merren me studime, “ligjbërësit” e futbollit, janë duke marrë në konsideratë një ndryshim të rëndësishëm për rregullën e prekjes me dorë të topit.

Sipas Daily Telegraph, ndryshimi, i cili do të diskutohet javën e ardhshme në Londër, mund të shoh fjalën “prekje me paramendim” të hequr nga rregullorja në lidhje me prekjen e topit me dorë.

Në vend të kësaj, gjyqtarëve do t’u kërkohet të gjykojnë nëse krahu apo dora është në një pozitë jo natyrale-ndoshta mbi lartësinë e shpatullave.

Nëse bisedimet do të jenë të suksesshme, ndryshimi i kësaj rregullore do të votohet edhe nga bordi i Federatës së Anglisë, ku kanë takimin e përgjithshëm në marsin e vitit të ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN