MENU
klinika

Liberalizimi

Rritet skepticizmi për vizat

17.11.2018 - 18:19

Skepticizmin për një vendim pozitiv të Këshillit të Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën, e pati shtuar deklarata e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurtz, gjatë vizitës në Prishtinë.

Kurtz, pati theksuar që lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, ka pasur vendime pozitive nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Ai tha se pritet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, por sipas tij, brenda BE-së ka vende që janë skeptike në këtë drejtim.

Ende ka shtete të BE-së që janë shumë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”, pati thënë Kurtz.

Një ditë pas deklaratës së kancelarit Kurc lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi që nuk do të ndalet së lobuari për liberalizimin e vizave dhe se në të njëjtën kohë do të jetë edhe më i zëshëm në të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në Evropë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi se ka hezitime që çështja e liberalizimit të vizave të vendoset në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. /Konoca.al/