MENU
klinika

Zbulojeni

Rrobat e mia kurrë nuk ishin kaq të bardha dhe të freskëta derisa fqinja ime më tregoi këtë sekret

11.11.2018 - 11:03

Të gjithë e dimë  që njollat e  mishit dhe  të verës në një këmishë të bardhë janë ndoshta më të vështirat për pastrim.

Disa njolla janë aq të vështira sa as detergjentët dhe pastruesit më të kushtueshëm nuk mund t’i heqin nga rrobat.

Por çfarë mund të bëjmë për ti zhdukur ato?

Mos u shqetësoni, ka disa metoda për t’i larguar këto njolla lehtë dhe menjëherë. Ato do ti bëjnë rrobat tuaja të pastra dhe të bardha.

Megjithatë ndodh që produktet e kushtueshme që shpesh zbulojmë në treg nuk mund të heqin njollat përveç këtyre përzierjeve të bëra në shtëpi, pavarësisht faktit se ata janë plot me shumë komponime kimike.

Këtu  ju japim një përgjigje për këtë dobësi, dhe ju do t’i pastroni të gjitha njollat nga rrobat tuaja thjesht nëpërmjet përdorimit të këtyre metodave të lehta dhe mjedisore.

Sode buke

Përgatitni një përzierje prej 1 gotë sode buke dhe 4l ujë dhe fusni  rrobat në të. Pak minuta më vonë do të jeni në gjendje të shihni rezultatet, dhe ngjyra natyrale e rrobave do të kthehet.

 

Uthull dhe limon

Një përzierje e mrekullueshme për pastrimin e rrobave – ajo që duhet të bëni është të shtoni pak uthull dhe lëng limoni në pastruesin e zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në heqjen e njollave edhe pse ka një erë të fortë.

 

Aspirinë

Merrni një tas me ujë dhe shtoni gjashtë aspirina të grimcuara në të dhe pastaj i lini  rrobat në këtë përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ata do të jenë të pastra dhe pa njolla.