MENU
klinika

Përfitimet

TikTok thotë se të shpëton nga aknet: Ja ç’duhet të dish për moringa-n

30.04.2024 - 10:49

Origjina e moringa është antike, por përfitimet e saj i shkojnë për shtat shumë problematikave moderne. Me origjinë nga India, ku përdoret prej shekujsh në mjekësinë alternative, kjo bimë njihet edhe si pema e mrekullive. Ajo rritet deri ne 10 metër lartësi edhe në kushte jo të favorshme atmosferike. Gjithashtu, gjendet në shumë forma, nga pluhuri, te bima dhe deri te tabletat.

TikTok thotë se të shpëton nga aknet: Ja ç’duhet

Po çfarë përfitimesh sjell për trupin kjo bimë?

Moringa mund të konsumohet në formë pluhuri, tabletash apo si gjethe të thara. Cilado qoftë mënyra e përdorimit është e vlefshme dhe ka të njëjtat përfitime për trupin.

Moringa është anti-inflamatore dhe anti bakteriale.

Lufton plakjen prej përmbajtjes së lartë të proteinave, vitaminave dhe mineraleve.

Përmirëson ndjeshëm aftësinë tretëse dhe parandalon kapsllëkun.

TikTok thotë se të shpëton nga aknet: Ja ç’duhet

Ul nivelin e sheqerit në gjak.

Forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga infeksionet.

Ul presionin e gjakut duke parandaluar problemet kardiovaskulare.

Në rrjete sociale është bërë e famshme si bima me të cilën modelet bëheshin gati për shfaqjet e rëndësishme.