MENU
klinika

Duhet t'i njihni të gjithë!

Tre simptomat paralajmëruese të alergjisë

20.05.2024 - 08:50

Një ndër pyetjet më të zakonshme që ju bëhen kur paraqiteni në spital është nëse keni alergji nga ndonjë medikament ose injeksion i caktuar. E njëjta pyetje ju shtrohet edhe në rast se provoni ndonjë ushqim ose erëz të re. Por, çfarë është alergjia në vetvete dhe si ta dalloni atë? Alergjia është një reagim i pavullnetshëm i sistemit imunitar ndaj kontaktit me substanca të cilat organizmi ynë i sheh si të huaja. Në artikullin do t’ju njohim me tre shenjat që paralajmërojnë se po kaloni një reaksion alergjik:

1.I ftohtë i papritur: Nëse pas konsumimit të një përbërësi ose ushqimi të caktuar ndjeni të ftohtë dhe ethe që shfaqen vetiu, keni kujdes pasi po pësoni alergji. Ndryshe nga simptomat e zakonshme të ftohjes, alergjia nuk shoqërohet me kollitje,dhimbje fyti e inflamacion.

2.Skuqje të lëkurës: Zakonisht besojmë se shenjat e picikimit, të kuqe dhe të ngritura shkaktohen nga nxehtësia dhe pickimi i mushkonjave, por është e rëndësishme të mbani mend se edhe një pickim mushkonje mund të shkaktojë një reaksion alergjik. Kushtojini rëndësi këtyre shenjave, të cilat shoqërohen gjithmonë me kruajtje të vazhdueshme dhe fryrje të menjëhershme, Duhet t’i kushtoni gjithashtu vëmendje pjesëve intime të trupit që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me veshjet. Nëse vini re vazhdimisht skuqje të lëkurës, ndoshta ajo po reagon ndaj pëlhurës ose detergjentit larës që po përdorni.

3. Sy të acaruar dhe qepalla të fryra: Një ndër shenjat më të zakonshme që shfaq trupi pas një reaksioni alergjik janë sytë e acaruar dhe lotues, sidomos pas kontaktit me polenin ose qimet e kafshëve. Gjithashtu duhet t’i kujtoni rëndësi enjtjes në fytyrë, kryesisht asaj të qepallave dhe në pjesë të tjera të trupit pasi kjo simptomë shpesh tregon se trupi juaj është alergjik ndaj ushqimeve të caktuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë thotë mjekja specialiste

A është normale dhimbja e fytit në verë?