MENU
klinika

Liga e Kombeve

Shënon Skocia, Shqipëria mbetet me 10 vetë

17.11.2018 - 21:14

Shqipëria po luan në Shkodër shansin e saj të fundit për të provuar një kalim në Ligën B, ku përballë ka Skocinë. Takimi i parë, i luajtur në transfertë është mbyllur me fitoren e skocezëve 2-0, ndërkohë që sonte kuqezinjtë synojnë të fitojnë.

Pas një nisje të mirë dy shanseve të mira për shënim naga ana e Kombëtares shqiptare, vjen goditja e skocezëve. Fraser i ikën Xhakës, i shmanget mirë edhe Gjimshitit, që mbetet statik dhe gjen cepin e portës. 0-1 dhe tani Shqipëria është me një këmbë në Ligën D.

Situata komplikohet edhe keq, kur Mavraj pas pak minutash karton të kuq dhe lë Kombëtaren me 10 vetë. Një mission thuajse i pamundur tani për kuqezinjtë për përmbysje, por kurrë mos thuaj kurrë.

Sa i përket formacioneve, surpriza e Panuccit lidhet me sulmin, ku Rey Manaj është titullar, ndërkohë që Balaj do ta nisë nga stoli, ndryshe nga sa pritej. Kujtojmë deri pak ditë më parë, ishte i dëmtuar Manaj.

Ndërsa në portë është rikthyer Etrit Berisha. Nuk dihet arsyeja pse Panucci ka lënë stol kësaj radhe Thomas Strakoshën…