MENU
klinika

Kampionati maqedonas

Shkëndija fiton edhe në fushën e Rabotniçkit

10.11.2018 - 15:30

Shkëndija e Tetovës ka lënë pas zhgënjimin e fillimit të sezonit në kampionat dhe tashmë po marshon në krye, me qëllim mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoni. Me fitoren 1-2 në fushën e Rabotniçkit, Shkëndija e Tetovës është shkëputur në kreun e klasifikimit.

Protagonistë të fitores në transfertë të tetovarëve ishin sulmuesi Izair Emini, i cili shënoi golin e parë, dhe Gledi Mici me të dytin. Pas një harkimi të rrezikshëm të këtij të fundit, Mitrev shkaktoi autogol.

Shkëndija ka përfituar në mënyrën më të mirë nga humbja 1-0 e Vardarit në fushën e Shkupit. Edhe në këtë ndeshje ka qenë protagonist një emër i njohur në Superiore, ish-lojtari i Skënderbeut, Serginho. Ishte ai që shënoi golin me vlerën e tri pikëve.

Tetovarët janë shkëputur me 3 pikë nga Vardari pas javës së 14-të të kampionatit. Ata ndodhen në kuotën e 31 pikëve dhe janë në rrugën e duhur drejt titullit kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN