Shkëndija e Tetovës nuk di të ndalet dhe tashmë është ngjitur në krye të klasifikimit në kampionatin maqedonas. Të besuarit e Qatip Osmanit kanë mundur me rezultatin e pastër 3-0 Shkupin, duke u ngjitur në këtë mënyrë në vendin e parë.
Nga ana tjetër, Shkupi vazhdon të zhgënjejë, duke qenë se renditet në vendin e 9 me 12 pikë, 1 më shumë se vendi i fundit. Tetovarët e kanë kaluar periudhën e keqe të fillim të kampionatit dhe tani po vijojnë garën normalisht se në vitet e fundit.
Sakaq, Vardari e ka dorëzuar kreun te Shkëndija, falë barazimit në shtëpi ndaj Belasicës me rezultatin 1-1. Fitore ka arritur të marrë edhe Renova në transfertë ndaj Makedonia GP me rezultatin 1-2.
Akademia Pandev ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Rabotniçkin, ndërkohë që Pobeda ka fituar 2-0 ndaj Sileksit. Futbolli shqiptar është faktor tashmë në Maqedoni dhe duket në sezoni në sezon.