Brukseli mund të përballojë humbjen e Londrës, por dëshiron të mbajë Romën.
Brexit mund të jetë kriza më e madhe politike në epokën post-imperiale të Britanisë. Ekonomia ka marrë një goditje që nga referendumi i vitit 2016.
Britania ka treguar se sa e izoluar ka qenë gjithmonë, një komb ishull që kurrë nuk e ka përqafuar projektin e integrimit evropian dhe e ka keqkuptuar rëndësinë e vet për të. Si ekonomia e pestë më e madhe në botë,
E vërteta është se BE ka disa sfida për të luftuar, që mund të jenë më të dëmshme se Brexit. Deri tani, Italia është çështja më e ngutshme dhe ekzistenciale për Brukselin sesa Britania.
Si një vend anëtar themelues i BE dhe monedhës së përbashkët euro, Italia ka qenë prej kohësh një nga vendet më pro-BE. Por qeveria e saj e udhëhequr nga nacionalistët po lodhet nga kufizimet buxhetore të bllokut. Më 14 nëntor, qeveria italiane u takua në Romë për të hartuar një përgjigje ndaj refuzimit të zyrtarëve europianë të buxhetit të vendit.
“Kjo është një çështje që nuk përfshin vetëm Italinë, por të gjithë ne,” tha ministri hollandez i financave Wopke Hoekstra në Bruksel më 19 nëntor. “Është e natyrshme që komisioni të bëjë atë që është në interes të të gjitha vendeve evropiane”.
Marrëveshja e Brexit ka qenë një nga çështjet që e ka lënë BE-në në ankth. Josef Janning, kreu i zyrës së Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin shprehet “Britanikët kishte një sërë idesh të gabuara në lidhje me këtë proces dhe pozitën e vet.”
Ish-Ministri i Jashtëm francez Michel Barnier, tani kryenegociatori i Brexit tha se lajmet e këqija për ekonominë e Britanisë paralajmëruan gjithë vendet e tjera që nuk I leverdis të largohen nga BE.
Udhëheqësit populistë të Italisë kanë këmbëngulur se nuk do të braktisin eurozonën apo BE, ndonëse situate me Italinë vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha të bllokut.
Midis shumë opsione për daljen e Britanisë nga BE janë largimi i Kryeministrit Maj, zgjedhje, ose një referendum i dytë i Brexit. Rreziku më i madh është që Britania të largohet pa marrëveshje nga blloku në mars. Këto ide e ka tronditur politikën britanike më shumë se sa në çdo kohë që nga viti 1980.
Brexit është shqetësim i madh për Bashkimin Europian, por Italia është edhe më i madh. Brukseli mund të përballojë humbjen e Londrës, por dëshiron të mbajë Romën.
Rodney Jefferson, Alan Crawford, John Follain