MENU
klinika

Me rastin e 28 Nëntorit

“Shvercerat”, spektakël me shqiponjën

28.11.2018 - 16:58

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e vlefshme për javën e 17-të në Ligën e Parë maqedonase. Skuadra e Shkëndijës është befasuar, duke u mposhtur në shtëpi me një rezultat minimal 0-1 nga Akademija Pandev.

Nga ana tjetër, Vardar ka arritur që të marrë një fitore të pastër 3-0 përballë skuadrës së Pobedës. Ndërsa spektakli është rezervuar në ndeshjen midis Shkupit dhe Renovës.

Ndeshja përfundoi në barazim, por tifozëria e “Shvercerat” e Shkupit, me rastin e 28 Nëntorit kanë nxjerrë një banderolë me simbolin e shqiponjës ku shkruhej: “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”. Vërtet emocionuese.

Kampionati maqedonas duket se do të ketë një konkurrencë të ashpër deri në fund të sezonit, pasi si Shkëndija si Vardari duan maksimumin. Tetovarët janë ndalur pas 7 fitoreve radhazi, por gjithsesi, mbajnë kreun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN