Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Skoci, ku ekipi ynë kombëtar ka pësuar dy gola dhe tani thuajse ka rënë në Ligën D, pasi përfundon i fundit në grup. Vetëm mrekullia mund të ndryshonte shifrat…
Pas një nisje të mirë dy shanseve të mira për shënim naga ana e Kombëtares shqiptare, vjen goditja e skocezëve. Fraser i ikën Xhakës, i shmanget mirë edhe Gjimshitit, që mbetet statik dhe gjen cepin e portës. 0-1 dhe tani Shqipëria është me një këmbë në Ligën D.
Situata komplikohet edhe keq, kur Mavraj pas pak minutash karton të kuq dhe lë Kombëtaren me 10 vetë. Shiriti i kapitenit i kalon portierit Berisha. Gjithsesi, tanët edhe me 10 veta rrezikojnë dhe mund të kishin barazuar. Në vend të Kaces, Panucci fut në lojë debutuesit Ismajli.
Në fundin e pjesës së parë, gjatë një goditje dënimi të skocezëve, muri ynë prek topin me dorë mbi lartësinë e fytyrës dhe për arbitrin ka penallti. Gjuan saktë Fletcher dhe 0-2 për miqtë.
Sa i përket formacioneve, surpriza e Panuccit lidhet me sulmin, ku Rey Manaj është titullar, ndërkohë që Balaj do ta nisë nga stoli, ndryshe nga sa pritej. Kujtojmë deri pak ditë më parë, ishte i dëmtuar Manaj.
Ndërsa në portë është rikthyer Etrit Berisha. Nuk dihet arsyeja pse Panucci ka lënë stol kësaj radhe Thomas Strakoshën…