Plot 60 mijë tifozë kanë mbështetur skuadrën e tyre Boca Juniors në stërvitje. Mendojeni se cfarë do të ndodhë në ndeshje, atë të kthimit, që luhet nesër. Sfida e parë në “Monumental” mes River Plate dhe Boca Juniros u mbyll në barazim 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “Bombonera”.
Duke ditur rëndësinë e këtij takimi, Boca Juniors e zhvilloi stërvitjen e fundit në stadiumin “Bombonera” dhe dyert i la të hapur si një mundësi për tifozët që të jenë pranë skuadrës në këto momente. Mbështetja e madhe e tifozëve, është ajo për të cilën të dyja ekipet kanë nevojë dhe tifozët e Boca-s e kanë dhënë më së miri këtë mbështetje.
Në stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet nesër, në stadium ishin të pranishëm rreth 50 mijë tifozë zyrtarisht, por flitet se 10 mijë më tepër kanë qenë se shifra zyrtare.
Tifozët nuk pushuan së kënduari për gjatë gjithë kohës që u zhvillua stërvitja. Ky derbi, shihet si një derbit më të zjarrtë të botë dhe fakti që për herë të parë luajnë në një finale të tillë, e bën edhe më shumë spektakolar.