Infrastruktura është pjesë e rëndësishme e vendit, por sidomos në sport dhe kryesisht në futboll. Pavarësisht se janë ndërtuar disa stadium ose rikontrukturuar, ende shumë stadium lëngojnë dhe nuk janë parametrat e kërkuar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në qytetin e Vlorës, në kuadër të prezantimit të projekteve infrastrukturore, zbuloi se në buxhetin e qeverisë është parashikuar që të ndërhyhet edhe në infrastrukturën sportive.
Një stadium i ri, një kompleks ri sportiv dhe një pallat i ri sporti, me kushtet moderne për të tërhequr interesin e femrave dhe fëmijëve për sporti.
“Jemi duke punuar për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit. Një projekt që përfshin edhe stadiumin, dhe ndërtimin e një pallati sporti dhe një kompleks sportiv që mbetet për t’u përcaktuar se ku do ndërtohet.
Ambicia është që të çojmë gratë dhe vajzat për të parë Flamurtarin, por që të ndodhë kjo, duhet të bëjmë një stadium që të jetë tamam qendër argëtimi” – u shpreh ndër të tjera Edi Rama.